Lajm i fundit/ Ndahet nga jeta ish ministri i Punës
Është ndarë nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka. Ai mbajti postin e ministrit gjatë qeverisë Berisha.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një postim në Facebook.
“Humbem një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë”, shkroi ligjvënësi demokrat, teksa shtoi se Kosta Barka ishte një simbol i qëndreses e vizionit progresiv.
Kosta Barka shërbeu si Ministër i Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e Sali Berishës, nga 2005 deri në 2008, duke përfaqësuar Unionin për të Drejtat e Njeriut (UHRP), një parti e minoritetit etnik grek.
Postimi i Tritan Shehut:
Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.
Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!
Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!