Wed, Nov 27, 2024

Roma “çmonton” Brighto-n, De Rossi leksion De Zebrit: A do të rinovoj?

  • PublishedMarch 8, 2024

“Poker” golash, show, futboll i bukur dhe mbi të gjitha fitues. Roma thyen pastër 4-0 Brighton duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën e çerekfinale të Europa League. Daniele de Rossi i dhuroi një leksion të pastër De Zebrit, një nga trajnerët më të lakuar për momentin në Evropë. Kryeqytetasit i falen edhe një herë dyshes Dybala-Lukaku, dy lojtarë që po kalojnë një moment shumë të mirë, mbi të gjitha fantazisti argjentinas që në minutën e 13-të u shkëput bukur duke kaluar Romën në avantazh, gol i konfirmuar nga VAR.

Roma
Roma

Në fundin e pjesës së parë Lukaku përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Brighton duke realizuar edhe golin e dytë. Roma ishte perfekte edhe në pjesën e dytë duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Në minutën e 64-të, Mancini dërgoi shifrat në 3-0. Katër minuta më pas ishte Cristante që me kokë kompletoi “pokerin’ e golave. Tifozët kryeqytetas shijon këtë formë fantastike që po kalon ekipi i tyre, por De Rossi tregohet modest teksa thekson se nuk ka bërë asgjë të veçantë:

Dybala Lukaku
Dybala Lukaku

“Unë nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, por jam shumë i lumtur pasi kam një skuadër të fortë me sulmues të jashtëzakonshëm. A do të rinovoj kontratën? Kjo është gjëja e fundit që më shkon në mendje. Unë po bëj punën që dua në vendin që dua me lojtarët që dua. As që e kisha imagjinuar një reagim të tillë nga ana e tyre”, u shpreh ndër të tjera De Rossi pas fitores kundër Brighto-n.

()

AlbaniaWeb.net