Tragjike! Vritet ish-boksieri shqiptar në Gjermani
Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë këtë të shtunë në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Sipas raportimeve të medieve gjermane, bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant ku kishte darkuar, ndërsa theksohet se boksieri ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Autoritet gjermane po punojnë për të arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e Besar Nimanit.
Më tej bëhet me dije se ndaj ish-boksierit ishte kryer një atentat edhe në vitin 2013, por që në atë kohë ia kishte dalë të shpëtonte, teksa këtë herë fati i 38-vjeçarit ishte tragjik.
Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter, ku ka zhvilluar 27 meçe, nga të ka siguruar 26 fitore dhe dhe ka pësuar vetëm një humbje.
Teksa që nga vitit 2019 ai nuk ka qenë më aktiv në botën e boksit.
AlbaniaWeb.net