Tue, Nov 26, 2024

“Legia nuk e lëshonte”, presidenti i Besiktas zbulon klubin e Premier League që kërkonte Muçin

  • PublishedMarch 10, 2024

Ernest Muçi u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Legia e Varshavës te Besiktas në Turqi.

Një operacion rekord i gjigandëve turq për lojtarin e kombëtares teksa shpenzuan plot 10 milionë euro për sulmuesin duke e shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë që ka transferuar ndonjëherë Besiktas.

Megjithatë, pavarësisht kësaj shifre të konsiderueshme, presidenti i Besiktas, Hasan Arat theksoi se për ta transferuar Muçin nuk ishte e lehtë pasi Legia nuk e lëshonte ishin e Tiranës duke njohur se sa cilësi zotëronte ai.

“Legia e Varshavës nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe meanxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morën nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Villa”, u shpreh presidenti i Besiktas, Hasan Arat.

Muçi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Superligën turke me Besiktas teksa menjëherë është shndërruar në një element të rëndësishëm për skemat e trajnerit Fernando Santos, ndërsa 22-vjeçari ia ka dalë të shënojë një gol në katër ndeshjet e para me fanellën e re./ Super Sport


AlbaniaWeb.net