Mot i kthjellët me vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 16-24 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.
AlbaniaWeb.net