Thu, Nov 28, 2024

Tetova i pakënaqur me arbitrimin: Ekipi im e ka fituar ndeshjen, ky nuk është rezultat i drejtë

  • PublishedMarch 10, 2024

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh i pakënaqur me arbitrimin pas barazimit 1-1 me Tiranën.

Kontestime për penalltinë?

“Normal që kam. Ekipi im e ka fituar ndeshjen, lojtari e ka marrë me dorën topin në hyrje të zonës. Edhe ndërhyrja e Hoxhallarit ishte penallti për ne. Ky nuk është rezultat i drejtë. Absolutisht ekipi im e ka fituar ndeshjen sot.”

Në çfarë aspekti e ka fituar ndeshjen sot Egnatia?

“Lojë episodesh. Në pjesën e parë kishte ekuilibër nga të dyja ekipet. Në pjesën e dytë po të shënonte Spahiu do të kishte tjetër rjedhë loja. Është një nga ato ndeshjet që i ngjan “Final Four” dhe nuk donim të linim hapësira.”

Jeni 5 pikë në krye, pse mërziteni?

“Nuk ka lidhje jemi në krye apo jo, më vjen keq për djersën e çunave të mi. Të dale një dhe të ndëshkojë skuadrën. Jam me të drejtë nervoz.”

Skema?

“Duhet të kalosh të gjithë linjat me top diagonal. Patëm 2-3 momente por jo të konkretizueshme. Në pjesën e dytë e ndryshuam mënyrën e presingut. Tirana e kishte përgatitur mirë ndeshjen.”

(J.S/)

AlbaniaWeb.net