Oscars 2024/ Skenari origjinal shkon për “Anatomy of a Fall”, me protagoniste një shkrimtare që përpiqet të provojë pafajësinë në vdekjen e burrit
Çmimi “Oscars” për skenarin origjinal shkon për “Anatomy of a Fall”.
Në filmin e Justine Triet, që ka pesë nominime për “Oscars”, luan Sandra Hüller si një shkrimtare e suksesshme që përpiqet të provojë pafajësinë e saj në vdekjen e burrit të saj, pas rënies së tij fatale nga një dritare në shtëpinë e tyre në Alpet Franceze.
Pasi u akuzua për vrasje, ajo protestoi për pafajësinë e saj, duke këmbëngulur se ishte vetëvrasje.
Çështja gjyqësore që pasoi vendos martesën e tyre dhe marrëdhënien e saj me djalin në ‘lupën’ e drejtësisë.
AlbaniaWeb.net