UEFA Development U-16 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës
Turneu UEFA Women’s Development U-16 që organizohet nga FSHF, nisi sot në “Shtëpinë e Futbollit” me dy ndeshjet e para, Skoci-Portugali dhe Shqipëri – Kosovë.
Takimi i parë i ditës ishte Skoci-Portugali. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi në barazim 1-1, ndërsa nga penalltitë triumfoi Skocia 4-2.
Shqipëria e vajzave U-16 u mposht nga Kosova me rezultatin 0-6.
Trajnerja Cyme Lulaj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës: Lusia Krraba (GK), Imelda Ara, Albina Tashi, Marina Rushaj, Erina Bajramaj, Desara Lorja, Albana Malaj, Samanta Hysa, Aishe Sulejmani, Gelda Kadiolli, Egla Hoxha.
Vajzat e Kosovës realizuan katër gola që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe dy gola të tjerë. Takimi i radhës për Shqipërinë U-16 për vajza në turneun UEFA Development është ndaj Skocisë, të mërkurën prej orës 14:30.
Po të mërkurën do të luhet edhe sfida Portugali-Kosovë, në orën 11:30.
Kalendari dhe rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“ U-16 për vajza:
11 mars
Skoci U-16 – Portugali U-16, 1-1 P(4-2)
Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 0-6
13 mars
Portugali U-16 – Kosovë U-16, 11:30 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
Shqipëri U-16 – Skoci U-16, 14:30 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
15 mars
Shqipëri U-16 – Portugali U-16, 14:30 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
16 mars
Kosovë U-16 – Skoci U-16, 11:30 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë