Vrasja në Fier/ Turjan Hysko: Nuk është trimëri të theresh me thika!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një 19-vjeçar, Grei Bihuci, humbi jetën pasi u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka .
Sherri mes adoleshentëve nisi në rrjete sociale e më pas degradoi në rrugë me përplasje fizike dhe përdorimin e armëve të ftohta.
Pas këtij lajmi të trishtë ka ardhur një reagim shumë i gjatë prej producentit Turjan Hysko, i cili thotë: Çdo gjë tjetër është ok të bëhet kur je 18-vjeç, ama therja me thika nuk është ok dhe trimëri!