FOTO/ “Durimi pafund”, mediat “djegin” Allegrin. Juve i “rrëmben” Atalanta-s yllin e ekipit
Në një pikë të sezonit, tifozët dhe i gjithë ambienti në Torino, besuan realisht se Juve mund të konkurronte Inter, fundja kishin vetëm Serie A, por brenda një muaji “Zonja e Vjetër” humbi 17 pikë në raport me zikaltërit, lëshuan edhe vendin e dytë. Kjo rënie drastike ka bërë që e ardhmja e Max Allegrit të vithet edhe një herë në dyshim të fortë.
“Durimi mbaroi”, shkruan TuttoSport, duke bërë lojëra fjalësh: “Durim pafund”, titull që reflekton pikërisht atë që po ndodh në Torino. Ky është viti i tretë që Allegri udhëheq Juven, viti i trete që pritet të mbyllet pa trofe. Në një situatë të ngjashme nuk mungojnë as emrat, pasuesit e tij të mundshëm, ku së fundmi në Torino po qarkullon edhe emri i Piolit, gjithnjë nëse ky i fundit nuk do të konfirmohet në krye të Milan. Në të njëjtën kohë, stafi drejtues po mendon për të ardhmen, kanë rinisur kontaktet për të rinovuar kontratën me Dusan Vlahovic.
Corriere dello Sport, shkruan se Koopmeiners është kthyer në objektivin kryesor të Juve. Holandezi bëri protagonistin kryesor në sfidën e fundit duke i shënuar “Zonjës së Vjetër” një “dopietë” golash. Atalanta e vlerëson lojtarin me 50-60 milionë euro, por Koopmeiners pëlqehet shumë edhe në Premier League. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Guintoli është takuar me përfaqësues të holandezit për të rezervuar shërbimet e tij.
()