Wed, Nov 27, 2024

Grei s’kishte lidhje me konfliktin, ndërhyri për të ndaluar sherrin

  • PublishedMarch 12, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, që tronditi gjithë Shqipërinë.

19-vjeçari, Grei Bihuci, u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

U dyshua se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Mirëpo ditën e sotme është zbuluar se Grei nuk kishte lidhje me konfliktin, i nisur fillimisht në rrjetin social Snapchat, ai ndërhyri për të ndaluar sherrin dhe për pasojë mbeti viktimë.