Grida Duma, show motivues për gratë në Prishtinë! Mijëra gra në audiencë
Autorja dhe drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma realizoi një Stand-Up për gruan në Prishtinë.
Në një audiencë të gjerë, Duma realizoi një bashkebisedimi historik, emocional e konceptual mbi gruan e arrire te historise dhe kohës sonë.
Prishtina ishte stacioni i parë i G-Talks, një format i ri i Stand Up motivues nën autorësinë dhe drejtimin e Grida Dumës.
Politikania dhe autorja e “Top Story” në AlbaniaWeb.net për 1 orë e 30 minuta realizoi një bashkëbisedimi historik, emocional e konceptual mbi gruan e arrire te historise dhe kohës sonë.
Në një ndërkallje me etapat, midis një rrëfimi dhe nje qëndrimi, Grida Duma inkurajoi gratë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre pa u ndikuar nga disfatat dhe pengesat.
Me fakte, rrëfime dhe personazhe të zgjedhur në mënyrë të kujdsshme, të pranishmit jo në pak raste u emocionuan.
I gjithë eventi ishte konceptuar si një bashkëbisedim ku edhe të pranishmit në sallë bashkëndanë eksperienca sa i takon rrugëtimin të tyre në familje dhe karrierë.
Nga Prishtina, Grida Duma njoftoi se G-Talks do të vijoi rrugëtimin e saj në të gjitha hapësirat shqiptare.
AlbaniaWeb.net