Tue, Nov 26, 2024

Kërkuan revokim të masës arrest shtëpie, GJKKO rrëzon kërkesën për Berishën dhe Malltezin. Avokati Gjokutaj: Këta janë një komisariat politik

  • PublishedMarch 12, 2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka.

“Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo gjykatë, që ka dhënë masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, nuk u bëri një pyetje prokurorëve. Të mos kesh një kuriozitet të bësh një pyetje, ku qëndron korrupsioni, kush i tha kujt, kush i premtoi kujt.

Se kur do të përfundojë as prokurorët nuk e dinë vetë, se do të presin çfarë t’u thotë Rama. Prokurorët nuk u japin drejtim akteve të tyre. Kjo nuk është më gjykatë. Por, përgjegjësia është e gjykatës, që merr përgjegjësinë e një arresti. Si duket kjo gjykatëse e ka vendosur këtë punë, e di vetë ajo se si”, tha avokati Genc Gjokutaj.


AlbaniaWeb.net