Wed, Nov 27, 2024

Milan nën hetim, Guardia di Finanza zbarkon në zyrat e klubit

  • PublishedMarch 12, 2024

Të reja të rëndësishme vijnë nga Casa Milan, me Guardia di Finanza që kryen kontrolle në selinë e klubit kuqezi në via Aldo Rossi. Sipas asaj që raportohet nga Corriere.it, CEO, Giorgio Furlani dhe paraardhësi i tij, Ivan Gazidis, po hetohen nga Prokuroria e Milanos për krimin e dyshuar të pengimit të veprimtarisë së Federatës Italiane të Futbollit për mbikëqyrjen e kompanive që zotërojnë ekipe futbolli.

Hipoteza se Milani në të vërtetë nuk i përket fondit amerikan RedBird të financierit Gerry Cardinale, por që në realitet ka mbetur gjithmonë nën kontrollin dhe nën ndikimin e  fondit amerikan Elliott iu sugjerua Njësisë së Policisë së Valutave të Guardia di Finanza nga tre burime dokumentare, prej rrethanave të papublikuara.

Në muajt në vijim pritet të sqarohet gjithçka, me Milanin që shpreson t’ia hedhë paq, në të kundërt goditja për ta në këtë periudhë do të ishte më të vërtetë e rëndë.

(J.S/)

 

 

 

 

 

AlbaniaWeb.net