Shefi i protokollit të oborrit mbretëror: Video-skandalin e ka publikuar prokuroria! USB u dorëzua me një zarf të mbyllur…
Shefi i protokollit të oborrit mbretëror Beniamin Bakalli, i ftuar në “Breaking” në Top News, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me publikimin e videos-skandal, ku shihej sherri i Elia Zaharias me Princ Lekën.
Sipas tij kjo video është publikuar nga prokuroria, pasi nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Bakalli shprehet se kjo video nuk është në favor as të Elias as të Princ Lekës dhe pala e tretë që e ka publikuar këtë video nuk e ka menduar se do bëhej kaq virale.
Beniamin Bakalli: Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët nga prokuroria apo SPAK-u e dimë dy javë para që do arrestohet Berisha. Nga e dimë këtë informacion? 100% fajtore është prokuroria. Video është dorëzuar me USB në zarf të mbyllur në polici. Nuk mendoj se e ka bërë policia, brenda 24 orëve e ka dorëzuar në prokurori dhe zarfi është hapur në prokurori dhe çdo gjë doli hapur. Kjo video është nxjerrë nga persona të tretë të cilët nuk e kanë menduar se kjo video do bëhej kaq virale, pra nuk i kanë menduar pasojat.
AlbaniaWeb.net