Thu, Nov 28, 2024

“S’kemi lindur në Stamboll”, Inzaghi: Interi im është gati, Atletico s’dorëzohet lehtë

  • PublishedMarch 12, 2024

Interi do të synojë që  të ruajë avantazhin minimal 1-0 të ndeshjes së parë në Champions League ndaj Atletico Madrid. Para aktit të kthimit, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi u shpreh se ekipi është gati dhe se do të japë maksimumin nesër.

“Ne nuk kemi lindur në Stamboll, megjithatë, në tre vjet kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera në Champions League. Kemi kaluar grupe të vështira, duke luajtur ndeshje të mëdha kundër Liverpool e Real. Në tre vjet kemi shkuar gjithnjë në 1/8 që ishte një gjë e paarritur në 10 vitet e mëparshëm. E vërteta është se nisemi me një avantazh minimal, por ndeshjen duhet ta luajmë sikur ai avantazh të mos ekzistonte.

Atletico në shtëpi shndërrohet në një tjetër ekip, nëse do të luanin vetëm në Metropolitano, atëherë ata do të ishin kampionët e Spanjës. Pastaj të gjithë e dimë se çfarë trajneri është Diego Simeone.

Nuk e di se çfarë loje do të ndjekë Atletico ndaj nesh, por e di mirë se do të jetë shumë e vështirë. Kjo skuadër ka nisur prej kohësh një rrugëtim shumë të rëndësishëm, në vitin e parë ia kemi dalë të luajmë të barabartë edhe ndaj Real Madrid apo Liverpool, që më pas u takuan në finale.

Në tre sezone kemi bërë shumë mirë dhe kjo nuk ka qenë diçka e lehtë”, – tha tekniku.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net