Sat, Nov 30, 2024

“Ditëlindja e Parkut Kombëtar të Vjosës”/ Rama publikon pamjet: Po kthehet në kartëvizitën më të vyer të Shqipërisë

  • PublishedMarch 13, 2024

Një vit më parë Vjosës iu dha statusi më i lartë i mbrojtjes, Park Kombëtar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ky park po kthehet në kartëvizitën më të vyer të Shqipërisë.

“Ditëlindja e Parkut Kombëtar të Vjosës. Një vit më parë i dhamë Vjosës statusin më të lartë të mbrojtjes, lumit të fundit të egër në Europë duke nisur krijimin e një parku unik që po kthehet në kartëvizitën më të vyer të Shqipërisë sonë”- shkruan Rama.

Në fillim të vitit 2023, Shqipëria ndërmori një hap kritik drejt ruajtjes së siteve kulturore me ngritjen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës, i pari në Evropë dhe një destinacion i përfshirë në listën e “52 vendeve për të vizituar këtë vit”.

Mes luginave pjellore, grykave, rrënojave të lashta dhe fshatrave malore, parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë “Vjosa” përpiqet të balancojë turizmin dhe ruajtjen e siteve kulturore. Burimi i Vjosës prej 169 miljesh është në malet e Pindit të Greqisë dhe ndërsa ndjek rrjedhën e Vjosës gazetari zbulon qytetin e gurtë të Gjirokastrës, Tepelenën e Përmetin, me ndërtesa të vjetra, kala e kisha, e festivale gjithnjë më të larmishme për të përfunduar në veri të Vlorës, aty ku ajo përfundon me gjithë larmishmërinë e saj. Turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia janë dy aktivitetet kryesore që do të sigurojnë mirëqënien e komuniteteve në basenin e gjerë të Vjosës.


AlbaniaWeb.net