Komisioni i Disiplinës/ E pëson Tirana, Egnatia dhe Skënderbeu
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, publikoi vendimet në lidhje me javën e fundit të futbollit shqiptar.
Tirana, Skënderbeu dhe Elbasani e pësojnë prej sjelljes së tifozëve ndërsa nga ana tjetër, zyrtari i Egnatias, Klejdi Zenelaj për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me katër ndeshje pezullim.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe flakadanë në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Lojtari i KF Vora, Xhulio Tabaku,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Daniel Ramazani,për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 13/2/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj,për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 13/2/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Turbina, Bledar Malaj,për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Tirana U-15, Adrian Velaj,për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Alesio Bushi,për fyerje dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/b dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Hazir Bucpapaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Aldo Spahiu,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Akademia e Futbollit U-19, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Tofik Jashari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Atletik Tirana B U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder af Kamza U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Djemtë e Detit U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Durrës, kundër KF Egnatia U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Juvenilia U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Durrës, kundër KF Egnatia U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Atletik Tirana C U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Pasioni U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Shkëndija Tiranë U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Bajrami U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Junior Tirana U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër East Park U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KF Spartaku B U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Titans U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Sea Akademi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kamza B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i Internacional Tirana U-11, Gëzim Gega, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- Zyrtari i Internacional Tirana U-13, Arian Gega, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Albanët U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkaktuar përfundimin e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Nacional SP U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- KSP Junior U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kamza B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Akademia e Futbollit U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër KSP Junior B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- FC Autokton A U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër KF Spartak A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Don Bosko Academy A, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Don Bosko Academy, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Don Bosko Academy, Femra U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder FC Autokton Femra U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- AF Valbona, Femra U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport Femra U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Djekom Femra U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Selaci Junior Femra U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Eqerem Memushaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Kevin Fetishaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Memaliaj, Qamil Skënderaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së KF Bulqiza si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
AlbaniaWeb.net