‘Lumi Une’ në ‘BBV3’/ Irkenci: Herën tjetër ta bëjë hapjen me mua
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur Irkenc Hyka i cili ka treguar më shumë detaje lidhur me këngën ‘Lumi Une’, tashmë kjo këngë e kthyer në një trend.
Kënga e realizuar për nusen të cilës iu dedikua në dasmë, është një trend i cili u realizua dhe mbrëmjen e djeshme nga moderatori Ledion Liço dhe isha-banorët e ‘BBV3’ në hapje të ‘Prime-it’.
Ja çfarë tha Irkenci pas asaj ‘performance’- Më bëri habi sa bukur e kërcente Ledioni. Unë nuk po e shihja sepse isha babysitter part-time edhe kur e ktheva tek aplikacioni ishte interesante dhe shumë e bukur si gjë. Nuk e prisja fare që të vinte Ledioni me këngën ‘Lumi Une’ që këndon halla ime. Shumë bukur por herën tjetër duhet ta bëjë hapjen me mua aty.