Tomori paralajmëron Milanin: Kujdes nga Slavia, do ushtrojnë presion
Milani duhet të menaxhojë fitoren 4-2 në ndeshjen e parë të Europa League ndaj Slavias së Pragës. Para takimit të kthimit që do mbahet në CCeki, ka dalë në konferencën për shtyp, mbrotjësi i kuqezinjve, Fikayo Tomori.
“Ne e dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Ndeshja e parë ishte e vështirë dhe e dimë mirë se nesër nuk do të jetë ndryshe. Ne jemi përgatitur për të qenë gati për ndeshjen dhe do të përpiqemi ta fitojmë atë ndeshje”.
Një mendim për Slavian e Pragës?
“Ne presim një kundërshtar që do të bëjë presion shumë, që do të vrapojë shumë. Ata kanë shumë energji dhe ne e dimë mirë që do të jetë një ambient i zjarrtë. Duhet të jemi gati, e dimë mirë që ata janë mirë edhe në kampionat” – tha ai.
(J.S/)