Tue, Nov 26, 2024

VIDEO/ Borussia e Dortmundit në çerekfinale, shënojnë Sancho e Reus

  • PublishedMarch 13, 2024

Borussia e Dortmundit në çerekfinale të Champions League.

Skuadra verdhezi fitoi 2-0 ndaj PSV Eindhovenit në “Signal Iduna Park”, rezultat që i mjaftoi për të eliminuar ekipin holandez, pasi takimi i parë kishte përfunduar pa fitues (1-1).

Shumë i rëndësishëm goli i shpejtë i anglezit Sancho që në fillim të sfidës, ndërsa në limitet e kohës shtesë erdhi goli i Reus, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Golat

Më pak se tri minuta lojë i mjaftuan Borussias së Dortmundit për të zhbllokuar rezultatin ndaj PSV Eindhovenit në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 të Championsit. Pas një aksioni të gjatë, Sancho befason portierin mik me një goditje të zgjuar afër vijës së 16-metrave, 1-0.

Në sekondat e fundit, kur PSV po kërkonte me dëshpërim golin e barazimit, shënon Reus, 2-0.


AlbaniaWeb.net