VIDEO/ Dramë në Madrid, Atletico dhe Inter diskutojnë në shtesë biletën e çerekfinales së Champions, ia del Dortmund
Emocione dhe dramë në “Wanda Metropolitano”, me Interin dhe Atletico Madrid që do diskutojnë në shtesë një biletë për në çerekfinale ne Champions League. Gjigandët spanjollë fituan 2-1, mes spektaklit. Los Colchoneros, të shtyrë edhe nga brohorimat e jashtëzakonshme të tifozëve në tribuna, e nisën ndeshjen “zjarr”. Që në minutën e pestë, të besuarit e Simeones iu afruan golit, teksa Sommer i tha Jo Lino-s. Një aksion i shpejtë i zikaltërve në minutën e 13-të nuk u finalizua si duhet nga Dumfries, me mbrojtësin që pavarësisht sprintit, nuk kaloi dot Oblak.
Në minutën e 28-të, Morata provoi me kokë, pa rezultat. Për të ardhur te goli i parë i takimit, Interi ndëshkoi Atletico në të 32-tën’ me Dimarco, nëpërmjet një aksioni me shumë pasime. E menjëhershme ishte përgjigja e vendasve. Topi përfundoi mrekullisht te këmbët e Griezmann që nga fare pranë portës, pas një rrotullimi fantastik, të vendosë ekuilibrat.
Në minutën e 75-të, Thuram mund të kishte mbyllur një herë e mirrë çështjen e kualifikimit, por sulmuesi francez gaboi përballë “gardianit” Oblak. Ankth në fund, shtylla shpëtoi Interin, gjithsesi goli i Depay pak më vonë dërgoi ndeshjen në shtesë.
Një biletë për në çerekfinale e ka prerë edhe Dortmund. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj PSV, sonte verdhezinjtë triumfuan 2-0, me golat e Sancho dhe Reus.
Rezultatet:
Atletico Madrid 2-1 Inter
Dortmund 2-0 PSV
(VIDEO)
(J.S/)