Fri, Nov 29, 2024

“Çmendet” shqiptari në Itali! Nuk pranoi dot ndarjen nga partnerja, e përplas me makinë/ Kamerat e sigurisë regjistruan momentin e tmerrit (Video)

  • PublishedMarch 14, 2024

Një shqiptar në Itali ka përplasur me makinë partneren, pasi nuk kishte pranuar dot ndarjen nga ajo.

Kanë qenë kamerat e sigurisë, të shpërndara nga mediat italiane, të cilët kanë filmuar momentin kur shqiptari 50-vjeçar ka ecur me shpejtësi me makinën e tij.

Më pas ka përplasur 41-vjeçaren, në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, teksa autori me profesion zdrukthëtar, pa precedentë penalë, tentoi të shtypte ish-partneren tij.

50-vjeçari ka përplasur lulet që ndodheshin në rrugë, teksa ka shpëtuar pa u përplasur rëndë objektivi.

41-vjeçarja, po ashtu nga Shqipëria, u ul në tokë, ndërsa 50-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur ta godasë.

Ajo u shpëtua nga një rreshter policie në pension, i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar shqiptarin. Pas kësaj ngjarjeje ajo u dërgua në spital.

Ata të dy kishin qenë në një lidhje dashurie, teksa një javë më parë ishin ndarë.

Kjo ndarje e përjetuar keq nga ai, ka bërë që fillimisht të shkojë në shtëpinë e 41-vjeçares, më pas i ka kërkuar të ngjitet në makinën e tij.

Refuzimi i saj ka bërë që ai ta përndjekë dhe më pas e ka përplasur.


AlbaniaWeb.net