Detaje nga vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës! Hajdutët hynë nga çatia, hapën një vrimë dhe me shkop…
Një argjendari në Rrugën e Dibrës është vjedhur gjatë natës.
Kjo vjedhje është zbuluar nga pronarët e argjendarisë rreth orës 07:50, kur shkuan për të nisur punën.
Nga veprimet e para rezulton se autorët kane hyrë nga çatia e objektit duke hapur një vrime dhe me anë të një shkopi kanë tërhequr bizhuteritë që kanë qenë të ekspozuara në manekin.
Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.
AlbaniaWeb.net