Europa dhe Conference League/ Liverpool një “makth” për skuadrën e futbollistit shqiptar! Milan fiton pa vuajtje në Çeki
Mbrëmja e sotme rezervoi përballje mjaft të forta të skuadrave në kompeticionet ‘Conference League’ dhe ‘Europa League’.
Katër skuadrat e para që prenë biletën për fazën çerekfinale të Conference League janë Fiorentina, Fenerbahce, PAOK dhe Plzen.
Ndërsa përballjet në Europa League dhuruan spektakël. Liverpol i pamëshirshëm shkatërroi me rezultatin 6:1 Sparta Pragën ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Qazim Laci.
Në ndeshjen tjetër, Roma e mbylli në disavantazhin e një goli pjesën e parë në transfertë ndaj Brighton me verdhekuqtë që iu duhet të mbrojnë fitoren 4-0 të arritur në Itali.
Milan nuk hasi vështirësi në Çeki ndaj Slavias së Pragës, teksa kuqezinjtë triumfuan me shifrat 1-3. Të tre golat e kuqezinjve u shënuan në pjesën e parë nga Pulisic, Loftus Cheek e Leao.
Në fraksionin e dytë, miqtë menaxhuan avantazhin me çekët që shënuan vetëm një gol që shërbeu sa për statistikë pasi kujtojmë se Milan kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë e Stefabo Piolit avancojnë kështu për në çerekfinalet e Europa League.
Një fitore të madhe arriti Ëest Ham përballë Freiburg. Anglezët përmbysën humbjen e ndeshjes së parë (1-0) dhe në fushën e tyre fituan me rezultatin e thellë 5-0. Dy gola në pjesën e parë dhe tre në të dytin i siguruan Çekanëve një vend në çerekfinale.
Për në çerekfinale u kualifikuan edhe Marseille e Benfica./ Supersport
AlbaniaWeb.net