Një “mal” me gola për Sylvinho-n, sulmi kuqezi bëhet i “frikshëm”
Sylvinho solli për tifozët kuqezi, për të gjithë shqiptarët, një ekip ndryshe, një skuadër që për herë të parë zhvilloi një futboll ofensivë, një ekip që nuk di vetëm të mbrohet, por edhe të sulmojë. Tekniku brazilian nuk ka ndërmend të ndryshojë nga kjo filozofi, pavarësisht se në Evropian do të përballet me tre ekipe “big”, Spanjë, Kroaci dhe Itali. Për herë të parë në urdhrat e tij do të vihen dy sulmues klasi, dy lojtarë që kanë mbajtur peshë në radhët e ekipit kombëtar, por që me të në stol nuk kanë qenë asnjë herë të pranishëm në aksion, bëhet fjalë për Rey Manaj dhe Armando Brojën.
Sulmuesi i Fulham është grumbulluar më herët nga Sylvinho, por një dëmtim e detyrojë të largohej. “Bomberi” kuqezi nuk po kalon një moment të mirë teksa edhe te Fulham është thjesht një zëvendësues. Shqipëria, dy testet miqësore, kundër Kilit dhe Suedisë, mund të jenë një shans i shkëlqyer për Brojën për të treguar se sa vlen.
Për herë të parë në urdhrat e Sylvinho-s do të vihet edhe Rey Manaj, dikur pjesë e pandarë e Shqipërisë, titullar fiks me Edy Reja-n. Manaj po kalon një moment fantastik në Turqi, mbase momentin e tij më të mirë në karrierë. Manaj jo vetëm që është kthyer në liderin e Sivasspor, por me 15 gola të shënuar po konkurron me lojtarë si Icardi dhe Dzeko për trofeun e “Këpucës së Artë”. Broja dhe Manaj i bashkohet pjesës tjetër të fazës ofensive, lojtarëve si Myrto Uzuni që shpërtheu me një “dopietë” fundjavën që lamë pas, apo lojtarëve si Cikalleshi, Muçi, Daku, Muja dhe Jasir Asani.
()