Pakti PS-Rithemelimi, Ngjela ‘thumbon’ Bashën: Memeci në politikë dhe në dashuri nuk fiton dot
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking me Dafina Hysa” ka deklaruar se Basha ka një mënyrë për të tejkaluar situatën ku ndodhet pas marrëveshjes mes mazhorancës dhe Rithemelimit, nëse do të dijë ta shfrytëzojë situatën si duhet.
Përmes një analogjie interesante, Ngjela thotë se deri tani Basha është i heshtur, por ka një problem “Memeci nuk fiton dot në dy vende, në politikë dhe në dashuri.” Dhe nëse Basha do të fitojë terren, duhet të flasë kundër Rithemelimit që deri dje e akuzonte sikur ishte i blerë nga Rama.
Pjesë nga biseda:
Hysa: Si mund të bëjë Basha në një situatë të tillë? Pas uljes në tryezë të PS-së dhe Rithemelimit duket se do të mbetet jashtë negociatave për Kodin Zgjedhor?
Ngjela: Të shohim çfarë qëndrimi do të mbajë. Politika është fjalë, ide zonjë, të shohim nëse do të dijë ta shfrytëzojë duke thënë ‘ja u bashkuan’. Deri tani Basha është konsideruar i Ramës dhe tani vetë Rithemelimi shkon pas Ramës. Po Basha? Në këto momente një përqindje jo e vogël e opinionit publik që e ka besuar që ky luante për PS-në, tani nuk e beson më sepse po shikon që lojën me PS-në e luan Rithemelimi. Politikisht (pakti Rama-Rithemelimi) nuk ka ndonjë problem por është jashtë psikikës së popullit shqiptar.
Hysa: Di ta shfrytëzoj këtë Basha?
Ngjela: Të shohim çfarë do të thotë… Është ende i heshtur. Memeci nuk fiton dot në dy vende, në politikë dhe në dashuri.
Hysa: Ky është rasti?
Ngjela: Po je memec, ka marrë fund. Ky është memec deri tani.
AlbaniaWeb.net