Shorti premton spektakël, tetë ekipe në valle, Champions futet në fazën e “nxehtë”
Tetë ekipe në lojë për një qëllim, të bëjnë për vete kupën me “veshë të mëdhenj”. Dortmund dhe Atletico Madrid kompletuan konfigurimin e fazës çerekfinale në Champions League. Të premten në Nyon, në orën 12:00 do të hidhet shorti, me goglat që premtojnë spektakël, pasi në këtë pikë të Champions League kanë mbetur 8 ekipet më të mira në Evropë. Arsenal, Barcelona, Bayern Munich, Man.City, PSG dhe Real Madrid janë gjashtë ekipet e tjera që më herët kishin siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen me 9-10 prill ndërsa ndeshjet e kthimit me 16-17 prill. Takimet gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më 7-8 maj.