Statistikat: Luiz Ejlli më i kërkuar në internet se Romeo e Donaldi bashkë
Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka zbuluar në platformën X disa statistika që hedhin dritë mbi nivelin e interesit të publikut për banorët e “Big Brother VIP Albania”.
Sipas analizës së Semanajt, të bazuar në të dhënat nga kërkimet në Google dhe YouTube, është vërejtur një trend interesant.
Edhe pse këtë vit ka pasur një vëmendje të konsiderueshme për aktorin dhe këngëtarin Romeo Veshaj, njërin prej konkurrentëve më të diskutuar dhe vëllanë e tij Donald Veshaj – i cili ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania” – asnjëri prej tyre nuk duket të kenë arritur të tërheqin interesin e publikut në nivelin e Luiz Ejllit.
Sot po lexoja në disa portale që #luizejlli dhe #donaldveshaj janë 2 ish banorët më të përfolur gjatë këtij BBVIPAL. Përsëri i drejtohemi statistikave, Donald + Romeo (aktualisht banor) nuk arrijnë dot Luizin. #ejllat
PS. Statistikat vetëm gjatë këtij #BBVIPAL. pic.twitter.com/cNAKzrtaZr— Besmir Semanaj (@besmirsemanaj) March 13, 2024
Këto statistika tregojnë që, pavarësisht nga prania dhe polarizimi që mund të kenë sjellë Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, publiku mbetet i mbërthyer nga personaliteti dhe performanca e Luiz Ejllit në edicionin e kaluar.