Wed, Nov 27, 2024

Katër atentate për të vrarë ish-policin e burgjeve/ Nga vëllezërit Bami te Mariglen Haka, kush ishin kundërshtarët e Bejtas, ‘miqtë’ që e donin të vdekur

  • PublishedMarch 15, 2024

Pas tre atentatesh që u shpëtoi mrekullisht, sot ish-drejtori i burgjeve Gentjan Bejtja u vra me breshëri kallashnikovi në oborrin e banesës së tij.

Krimi i rëndë në Fushë Krujë dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Por kush ishin kundërshtarët e Gentjan Bejtjas dhe përse i kanë bërë kaq shumë atentate?

Bejtja ka disa konflikte të hapura me disa personazhe të botës së krimit, që dikur i ka pasur miq, si vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Mariglen Haka.

Po ashtu ai ishte i fundit me të cilin u takua Enver Stafuka, i zhdukur në 2015.

Bejtja është marrë në pyetje edhe për vrasjen e Iliaz Calit në autostradë në 2022 dhe atentatin ndaj Mariglen Hakës.

Policia ka dyshime se Bejtja mund të jetë i përfshirë si bashkëpunëtor edhe në një vrasje të 3-fishtë të ndodhur në 2023 pranë banesës së tij.


AlbaniaWeb.net