Tue, Nov 26, 2024

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, miratohen propozimet e Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore

  • PublishedMarch 15, 2024

PS dhe Rithemelimi kanë arritur marrëveshjen për ngritjen e dy komisioneve hetimore konkretisht për koncesionet në shëndetësi dhe për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Mësohet se komisionet do kenë në përbërje 15 anëtarë në total, emrat e të cilëve do të bëhen me dije ditën e nesërme. Pritet që komisionet të kenë një afat kohor prej 4 muajsh secili.

Dakordësia e arritur për ngritjen e komisioneve pritet t’i japë fund kaosit të krijuar nga Rithemelimi prej 5 muajsh.


AlbaniaWeb.net