Tragjedi në Itali/ Zjarri përfshin shtëpinë, humb jetën nëna me tre fëmijët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Tre fëmijë humbën jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në Bolonja dhe bashkë me ta ndërroi jetë edhe nëna e tyre, cila u dërgua fillimisht në spitalin Maggiore në gjendje të rëndë.
Pas njoftimit për një zjarr në një apartament në via Bertocchi në periferi të qytetit kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ambulanca dhe policia, sipas medias italiane.
Viktimat ishin Stefania Alexandra Nistor 32 vjeç, fëmijët ishin binjakë dy vjeç, një djalë e një vajzë dhe një vajzë 6 vjeçe, me origjinë rumune. Një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik mund të jetë shkaku i zjarrit që vrau familjen në Bolonjë.
Zjarri fillimisht përfshiu një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit dhe për këtë arsye banesa u mbulua nga tymi dhe shkaku i vdekjes së familjes dyshohet të jetë asfiksimi. Ndërhyrja e zjarrfikësve ndodhi pak para orës 01:00 dhe përfundoi rreth orës 05:00.