Wed, Nov 27, 2024

“Unë jam pronari i Milanit”, Ibra: Ka pasur kontroll, nuk kanë gjetur asgjë

  • PublishedMarch 15, 2024

Këtë mbrëmje në “Striscia la Notizia”, Valerio Staffelli, i dorëzoi “Tapirin e Artë” menaxherit të ri të AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, pas stuhisë që përfshiu klubin kuqezi për shkak të parregullsive të supozuara në transferimin e pronësisë midis fondeve Elliott dhe RedBird.

“Unë jam pronar i Milanit, por ky është sekret”, thotë kampioni suedez. Më pas, Ibra saktëson: “Ka pasur një kontroll, por nuk kanë gjetur asgjë. Pronari i Milanit është RedBird”.

Në fund, kur Staffelli e pyet për momentin e skuadrës, Zlatan sqaron: “Djemtë po bëjnë mirë, po më dëgjojnë mua. Ata duhet ta bëjnë, përndryshe…”. Me këtë “Tapiro” Ibrahimovic arrin 8.

()

AlbaniaWeb.net