Tue, Nov 26, 2024

Vllaznia bëhet e “frikshme”, shifrat trembin rivalët, në Shkodër ëndërrojnë titullin

  • PublishedMarch 15, 2024

10 fitore 2 barazime në 12 ndeshjet e fundit. Shifrat e Vllaznisë flasin qartë, pa diskutim janë ata ekipi i momentit në futbollin shqiptar. Ndryshimi që kuqeblutë kanë pësuar këtë periudhë, që nga momenti kur drejtimin e ekipit e morën dy Osmanët, është më të vërtetë shumë i madh. Në Shkodër nuk fshihen më, nga trajneri dhe deri te lojtarët, të gjithë e thonë me zë të lartë, ky është sezoni i duhur për të rikthyer titullin pas 23 vitesh në Shkodër.

430117949 924700692997943 7959559545593205034 N
430117949 924700692997943 7959559545593205034 N

Titulli nuk është më një tabu, shifra të tilla shtojnë edhe më shumë besimin. Vllaznia e këtij sezoni i ka të gjithë elementët për të synuar këtë trofe. Kanë në krye një trajner që di se si fitohet një titull, një trajner që me qetësinë e tij ka zbutur një qytet si Shkodra. Kuqeblutë kanë gjetur më në fund edhe liderin që i mungonte prej vitesh, Bekim Balaj. Me shiritin në krah, Balaj po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë, të paktën kur bëhet fjalë për numrin e golave.

Bekim Balaj
Bekim Balaj

16 gola në 27 javë janë gjithashtu shifra që flasin qartë, Balaj po udhëheq këtë ekip në çdo formë. Ecuria e mirë ka zgjuar edhe qytetin e Shkodrës. “Loro Boriçi” është rikthyer të jetë ai i dikurshmi, tifozët po rikthehen të shumtë në numër për të mbështetur ekipin e zemrës.

Ggggggggg
Ggggggggg

Për momentin, Vllaznia ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 49-të pikëve, 2 më pak se Egnatia kryesuese, plus janë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballen me Egnatian, pra janë në garë me kohë të plotë në të dy frontet. Këtë javë, Vllaznia luan në transfertë përballë Kukësit, një kundërshtar që i kanë marrë 6 pikë në tre përballjet e para këtë sezon.

()

AlbaniaWeb.net