VIDEO/ Barcelona bën “ligjin” në Madrid, Champions “deh” Atleticon, fitore e madhe e katalanasve
Atletico, e “dehur” nga suksesi në Champions League është mposhtur 0-3 në shtëpi nga Barcelona. Katalanasit realizuan me Joao Felix në pjesën e parë, duke shkuar kështu në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, Leëa thjeshtoi në maksimum gjërat për skuadrën e Xavit. Nuk mungoi një gol i Lopez, në të 65-tën.
Me këtë rezultat, Los Colchoneros renditen në vendin e pestë me 55 pikë, duke u larguar kështu nga zona Champions pas fitores së Bilbaos. Barcelona e vendit të dytë ka 64 pikë dhe shpreson që të ngushtojë diferencën me Realin kryesues, për t’i dhënë kuptim kampionatit deri në fund.
(J.S/)