Fri, Nov 29, 2024

Banoret rrëfehen për momentet më të bukura dhe më të shëmtuara në ‘BBV3’

  • PublishedMarch 19, 2024

‘Vëllai i Madh’ ka vendosur dy vajzat që janë në nominim, Eglën dhe Riken, përballë banorëve të tjerë të shtëpisë, ku këta të fundit kanë drejtuar pyetje për secilën nga banoret.

Ka qenë Erjola e cila ka pyetur Eglën dhe Riken lidhur me momentin më të bukur dhe më të shëmtuar gjatë rrugëtimit të tyre në ‘BBV3’.

Ja si u përgjigjën vajzat:

Rike: Momenti im më i keq ka qenë situata me Meritonin, që unë do të doja ta fshija dhe nga memoria ime, dhe më i bukuri ku jam me Vesëm.

Egla: Të gjitha ato momente që më kanë detyruar ti përsëris vetes ‘merr frymë’, sepse po të mbysin tek krevati, sepse po të grisin fotografinë nga koka, të gjitha këto momente. Më e rënda ka qenë ajo e mëmësisë dhe kjo dihet. Kam shumë momente të bukura, por më i bukuri kur dëgjova zërin e vëllait që kam 4-5 vite pa e parë me sy dhe marrëdhënia që kam krijuar me Meritonin me Heidin, Jetmirin, Françeskën, kam gjetur ca njerëz që nuk ka nevojë me shpjegu shumë gjëra me njëri-tjetrin.