VIDEO/ “Padrejtësi dhe neglizhencë”, befasi në stërvitjen e Shqipërisë, grupimi ”Illyrian Elite” kërkon bileta për Europianin
Shqipëria ka vazhduar sot me përgatitjet në prag të ndeshjeve miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, teksa një episod i rrallë u pa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Pasi u futën brenda me forcë, grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” shpalosi një parullë, që i dedikohej Federatës Shqiptare të Futbollit. “Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, – Shkruhej në parullë.
Interesi i jashtëzakonshëm për Europianin ka bërë që të gjithë tifozët të nxitojnë për të siguruar një biletë. Të shumtë priten të jenë ata që do përkrahin skuadrën e Sylvinhos në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër do mbështesë ekipin nëpërmjet ekranit të televizorit.
(J.S/)