Tue, Nov 26, 2024

Është shtatzënë?! Dafina Zeqiri na bëri “lëmsh” me postimin e fundit

  • PublishedMarch 20, 2024

Dafina Zeqiri është një nga artistet më të njohura në Kosovë dhe jo vetëm. Çdo këngë e saj kthehet në hit dhe vlerësohet “me pikë maksimale” nga publiku.

Përpos suksesit në karrierë, këngëtarja po shijon edhe romancën me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji dhe çifti pritet që këtë vit të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni madhështore. Këtë nuk e themi ne, por e ka deklaruar publikisht pak kohë më parë vetë Gjergji ndërsa ironizonte për numrin e të ftuarve.

Mirëpo një postim i Dafinës pak minuta më parë na bëri të dyshojmë çifti po hedh hapin e radhës. Në përshkrimin e disa fotove, ku këngëtarja shfaqet në super formë, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte përshkrimi: “Future baby mama (mamaja e ardhshme e një bebushi)”.

Është apo jo vërtetë shtatzënë, Dafina nuk bëri gjë tjetër veçse na konfuzoi me këtë postim.