Thu, Nov 28, 2024

Mesfushori i Milanit: Titulli i pamundur, duam Europa League

  • PublishedMarch 20, 2024

Tijjani Reijnders, mesfushori holandez i Milanit, dha një intervistë për rtlnieuws.nl, ku foli për kuqezinjtë dhe gjithashtu për përfaqësuesen.

SEZONI ME MILANIN – “Unë nuk mendoj se fitimi i kampionatit është i mundur, por ne jemi ende të dytët dhe jemi ende në garë në Europa League”.

KOMBËTARJA – “Në gjashtë ndeshjet e mia me kombëtaren kam luajtur vetëm një herë së bashku me De Jong, i cili tani për fat të keq nuk është i pranishëm për shkak të një dëmtimi. Por mendoj se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë” – tha ai.

(J.S/)

 

 

AlbaniaWeb.net