Statistikat e Vllaznisë/ Pesë ndeshje ndaj shijakasve, sa gola kanë realizuar shkodranët
Me Erzenin, kundërshtarin e radhës në kampionat, Vllaznia ka luajtur 5 ndeshje deri tani, pasi përveç kampionatit, është përballur edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ka vetëm një humbje 2-1 në kupë, dy barazime në kampionat dhe dy fitore, një në kupë dhe një në kampionat. Shkodranët kanë shënuar në çdo ndeshe ndaj shijakasve dhe në total numërojnë 11 gola.
Një shifër që është rritur nga 6 golat e realizuar në stadiumin “Loro Boriçi”, në ndeshjen çerekfinale të kthimit në Kupë.
Sfida e 29 marsit do të jetë e fundit për këtë sezon mes këtyre dy skuadrave, që kanë objektiva të ndryshëm. Shkodranët luftojnë për titullin kampion, kurse shijakasit për të mbijetuar në Superiore.