“Tradhti” në horizont, Lewandowski kërkon largimin nga Barcelona
Nga Spanja vjen një lajm që bën jo pak zhurmë. Sipas Mundo Deportivo: Robert Lewandowski po mendon të largohet nga Barcelona, por ajo që ngjall më shumë interes është fakti se sulmuesi polak dëshiron të transferohet tek Atletico Madrid.
Leva ka një kontratë me Barçën deri në 2026, edhe drejtuesit e klubit blaugrana janë të hapur për një largim të tij, në këtë mënyrë do të kursenin jo pak, polaku sezonin e ardhshëm do të përfitojë 16 milionë euro, plus do të futej në vitin që i përfundon kontrata.
Palët mund të gjejnë një kompromis për të zgjidhur kontratën, aktualja përfundon në 2025, me opsion rinovimi për një tjetër vit.
()