Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Gjykata jep vendimin për djalin e anëtares së KLP
Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite heqje lirie.
Autorit i është pranuar akuza ” vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori ndërkohë që është dënuar me 3 vite
Si ndodhi ngjarja?
Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të vitit të shkuar.
Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, dhe shumë shpejt situata degradoi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur.
Rei Meta, asokohe punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë, u arrestua 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. 33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
AlbaniaWeb.net