Tue, Nov 26, 2024

Mesfushori i PSG: Jam i lumtur në Paris, këtë sezon luftojmë për shumë trofe

  • PublishedMarch 21, 2024

Pas një fillimi të vështirë,  ardhja e Luis Enrique duket se ka dhënë një efekt të dobishëm te Fabian Ruiz. Ish-mesfushori i Napolit, në sezonin e tij të dytë në Paris Saint-Germain, po udhëheq mesfushën pariziene. I intervistuar nga Mundo Deportivo, 27-vjeçari nga Los Palacios y Villafranca foli për periudhën që po kalon në Paris.

“Sinqerisht ndihem shumë mirë, ndihem i sigurt dhe i lumtur me besimin që trajneri më ka dhënë. Disa muaj më parë unë pata një lëndim në shpatull, por u ktheva dhe u rikuperova ashtu si duhet.Ne kemi dëshirën të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme këtë sezon. Jemi në garë në të 3-ja kompeticionet” – tha Ruiz. Fabian Ruiz deri më tani numëron  26 paraqitje në Ligue 1, Champions League dhe Coupe de France, duke shënuar dy gola dhe  duke dhuruar 4 asiste!

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net