Tue, Nov 26, 2024

Pse Terapia Me Kupa Rekomandohet nga Ekspertët e Shëndetit

  • PublishedMarch 21, 2024

Në fushën e mjekësisë alternative dhe fizioterapisë, terapia me kupa është një metodë që ka tërhequr vëmendjen për shkak të efekteve të saj pozitive në trupin e njeriut. Gjithashtu është një praktikë e vjetër që vjen nga tradita dhe popullariteti i saj është i madh në mjaft kultura. Prandaj në këtë artikull do të trajtojmë të gjitha vlerat dhe këshillat që duhet të keni parasysh sipas ekspertëve. Ne kemi pyetur Fizioterapisten Xhesika Gjonaj nga Klinika Body Balance, se si kjo metodë funksionon, çfarë efekti ka ne trup dhe çfarë rekomantodjnë ekspertët e mjekët për të.

Çfarë është Terapia me Kupa?

Terapia me kupa konsiston në aplikimin e gotave të thithjes në lëkurë për të krijuar një efekt vakum. Sipas ekspertes së fizioterapisë, kjo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën ku aplikohen kupat, duke e furnizuar atë me oksigjen dhe duke përshpejtuar procesin e shërimit. Kupat mund të jenë prej qelqi, plastike, ose silikoni dhe aplikohen në lëkurë pasi të krijohet vakumi përmes flakës ose pompës së vakumit. Pas vendosjes, ato mund të lihen në vend për disa minuta ose të lëvizin përgjatë lëkurës për të masazhuar zonën e prekur.

Vlerat dhe Rëndësia e Terapisë me Kupa

“Terapia me kupa është veçanërisht e dobishme për lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve, rritjen e qarkullimit të gjakut, eliminimin e tensioneve muskulare, dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.”, thotë Xhesika. Kjo terapi ofron një metodë alternative për ata që kërkojnë lehtësim nga dhimbjet pa përdorimin e ilaçeve apo metodave më invazive. Ja disa nga përfitimet kryesore:

  • Lehtësimi i Dhimbjeve: Terapia me kupa ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe kyçeve duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke lehtësuar tensionet muskulare.
  • Përmirësimi i Qarkullimit të Gjakut: Vakumi i krijuar nga kupat ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e trajtuar, çka ndihmon në furnizimin me oksigjen dhe ushqyesit e nevojshëm për shërimin e indit.
  • Eliminimi i Toksinave: Duke përmirësuar qarkullimin e gjakut, terapia me kupa gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi, duke kontribuar në një ndjenjë të përgjithshme mirëqenjeje.
  • Përmirësimi i Lëvizshmërisë: Për ata që vuajnë nga rigiditeti ose limitimet në lëvizshmëri, terapia me kupa mund të ofrojë një zgjidhje duke përmirësuar elasticitetin e muskujve dhe duke lehtësuar lëvizjet.

Terapia me kupa, si një pjesë e rëndësishme e mjekësisë alternative dhe fizioterapisë, ofron një gamë të gjerë përfitimesh për ata që kërkojnë lehtësim nga dhimbjet dhe tensionet pa u mbështetur te mjekimi tradicional me ilaçe.