Tue, Nov 26, 2024

Seanca për Elian dhe Leka II, Gjykata vendos edhe për Gjergj Zaharinë

  • PublishedMarch 21, 2024

Është zhvilluar sot seanca e radhës për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë në Gjykatën Civile të Tiranës, të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.

Gjykata ka vendosur që të pajisë me urdhër mbrojtje dhe Gjergj Zaharinë, babanë e aktores. Ai është pajisur me urdhër mbrojtje për një vit, ndërsa në seancë të dyja palët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 27 Mars, ndërsa Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian. Avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën. Kjo u bë shkak për shtyrjen e seancës.

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shoqëruar me tensione të shumta mes çiftit, që më pas eskaluan në dhunë fizike. Në një video të regjistruar nga Princ Leka shihet aktorja, e cila e qëllon ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një objekt druri. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Përpos divorcit dhe dhuna ndaj njëri-tjetrit ka përfunduar në gjykatë.