Wed, Nov 27, 2024

Shuhet në moshën 81-vjeçare “Mjeshtri i Madh” i teksteve muzikore shqiptare

  • PublishedMarch 21, 2024

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare.

Tekstshkruesi i mijëra këngëve të dashura për shqiptarët në Festivalin e Këngës largohet pas një gjendje të rënduar shëndetësore ku prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit duke lënë pas pasuri të vyera për vendin.

Papingji në karrierën e tij të gjatë si tekstshkrues, numëron mbi 4000 poezi të mirëfillta, përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë. Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivalin e Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014.

Papingji ishte dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Në debutimin e tij në Festivalet e Këngës për Fëmijë, ai ka marrë pjesë me 512 tekste dhe është vlerësuar nga juritë artistike të kohës me njëzet e gjashtë çmime.

Papingji ka shkruar tekste për këngëtarët ikonë të muzikës shqiptare si Luan Zhegu, Anita Bitri, Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea e shumë të tjerë.