Sot dita Ndërkombëtare e Pyjeve, mbillen 21 hektarë tokë në Voskopojë! Rama: 40 mijë fidanë për të rehabilituar zonën e dëmtuar nga zjarret
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shihet një nga aksionet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Video është realizuar në Voskopojë, në një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë.
Pjesëmarrës në mbjelljen e 40 mijë fidanëve të rinj në 21 hektar tokë ka qenë edhe ministrja Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.
Në mbishkrimin e kësaj video, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjesi dhe në ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, me momente të mbjelljeve të mbi 40 mijë fidanëve të rinj në Voskopojë për të rehabilituar një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë, si një ndër shumë aksionet e ndërmarra në vitin 2024 që e kemi pagëzuar Vitin e Pyjeve, ju uroj një ditë të mbarë.
Ndërsa në video, ministrja Mirela Kumbare shprehet: Në kuadrin e vitit të pyjeve kemi arritur të sensibilizojmë dhe të çojmë në 50 numrin e bashkive që i janë bashkuar aksionit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Më vjen mirë që në datën 21 ne kurorëzojmë me këto imazhe të kësaj mbjellje masive pyjesh.
AlbaniaWeb.net