Thu, Nov 28, 2024

Top Story/ A është thirrur në SPAK për “21 Janarin” dhe a do të japë dorëheqjen nëse nis hetimi? Basha: Kam kërkuar që…

  • PublishedMarch 21, 2024

Lulzim Basha ka deklaruar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, se nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me “21 Janarin”.

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen si kreu i PD, nëse ndaj tij do të nisë një hetim, Basha u shpreh se vetë ai ka kërkuar që parlamentarëve t’u hiqet imuniteti, duke i hapur rrugë drejtësie.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: Jeni thirrur nga SPAK?

Lulzim Basha: Jo

Grida Duma: Pritet?

Lulzim Basha: Nuk e di

Grida Duma: Asnjëherë për këtë çështje?

Lulzim Basha: Asnjëherë

Ervis Iliazaj: Nëse merreni në hetim, a hiqni dorë nga partia?

Lulzim Basha: Kam çuar në Kuvend kërkesën që mos ketë imunitet për parlamentarët. Nëse vjen në Kuvend unë do jem i pari që do firmos.


AlbaniaWeb.net