Bayern i fiksuar pas mbrojtësit të Barcelonës, vendos në “pjatë” 100 milionë euro
Bayern Munich është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për Ronald Araujo. Bavarezët kanë identifikuar mbrotjësin e Barceloëns si përforcimin ideal për prapavijën e vitit të ardhshëm. Gazeta spanjolle Marca në edicionin e sotmë, ka shpjeguar detajet e operacionit të mundshëm që do ta çonte uruguaianin të luante në Allianz Arena.
Bayern tashmë ka kontaktuar Barcelonën në javët e fundit, duke i vënë në dijeni kështu katalanasit për dëshirën e tyre për të transferuar lojtarin verën e ardhshme. Për të bindur Blaugranët të heqin dorë nga shërbimet e tij, gjigandët gjerman janë gati të paguajnë 100 milionë euro.
(J.S/)