Gjeorgjia shkruan historinë, kualifikohet në Europian për herë të parë, eliminon Greqinë
Gjeorgjia ka shkruar historinë, teksa është kualifikuar për në Europian për herë të parë në histori. Gjeorgjianët eliminuan Greqinë, falë penalltive. 120 minutat e luajtura në “Boris Paichadze Dinamo Arena (Tbilisi)” përfunduan pa gola, ndërsa gjithçka u vendos pas penalltive.
Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme, me të dy skuadrat që kishin frikë nga pësimi i golit. Në 45 minutat e para, grekët nuk goditën asnjëherë në portën e mbrojtur nga Giorgi Mamardashvili, ndërsa 1 gjuajtje në kuadrat numëroi ekipi i Sagnol.
As pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipet që iu drejtuan shtesës. As 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati, teksa fati i kualifikimit u vendos pas ekzekutimit të penalltivë.
(J.S/)